Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi të Grupit investitor që poashtu posedojnë brendet si Interex, IP Petrol dhe American Retail Park.
Pronari i ri, Shaip Mikullovci, dhe CEO-ja i ri i Shell Kosova, Visar Lajqi, kanë deklaruar për mediumin tonë se kompania tashmë ka nisur një proces të strukturuar transformimi, të mbështetur në standarde ndërkombëtare dhe në një vizion të qartë për avancim të mëtejmë në tregun vendor.
Fokus I lartë ju theksua pjesës së trajnimit dhe avansimit të ekipës operative brenda secilës pike Shell. Menagjeri I ri theksoj se kjo strategji ka për qëllim përmisimin e shërbimit dhe sjelljen e një përvoje europiane tek konsumatori.
Sipas tyre, transformimi ka filluar në pesë lokacione – tre pika Shell në Veternik dhe dy pika Shell në Sllatinë – ku është implementuar versioni i fundit i konceptit (Gjenerata 5).
Përveq dizajnit të ri, dukjes modern dhe hapësirë më të qasshme në çdo sektor te pikave Shell, ky renovim sjellë si risi edhe brendin e njohur poashtu në posedim nga gjigandi botëror tashmë I njohur me emrin Shell Café.
Drejtuesit kanë theksuar se ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me pozicionin global të Shell si një nga brendet më të njohura në industrinë ndërkombëtare të energjisë dhe derivateve.
Me mbi 47,000 pika shitjeje në më shumë se 70 shtete dhe rreth 100,000 anëtarë të ekipit në nivel global, Shell përfaqëson një rrjet të konsoliduar me prezencë të fuqishme ndërkombëtare.
Gjatë diskutimit u theksua se çka e bën brendin unik ne tregun e Kosovës janë derivatet cilësore, përfshirë linjën premium Shell V-Power, e cila është e vetmja markë karburanti që bashkë-dizajnohet dhe rekomandohet nga Ferrari, duke pastruar deri në 100% të mbetjeve që ulin performancën e motorit. Shell FuelSave ofron një model efikasiteti që ndihmon në kursimin e karburantit që nga mbushja e parë, duke reduktuar fërkimin në pjesët kritike të motorit.
Ndërkaq, Shell Racing me deri në 100 oktanë është krijuar posaçërisht për dashamirët e shpejtësisë, duke garantuar djegie të plotë dhe fuqi maksimale për makinat sportive. Në këtë kuadër, transformimi i rrjetit në Kosovë po ndërtohet mbi të njëjtat standarde që aplikohen globalisht, me synimin që operimi lokal – nën pronësinë dhe menaxhimin e ri, të reflektojë praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ky proces shënon fillimin e një etape të re për Shell Kosova, me fokus në rritjen e standardeve operative, forcimin e prezencës në treg dhe konsolidimin e besimit të konsumatorëve, përmes garantimit të cilësisë dhe avancimit të vazhdueshëm të shërbimeve në çdo pikë të rrjetit.
Për më shumë informacione vizitoni faqet në:
Facebook: Shell Kosova
Instagram: shellkosova
Website: shell.com