Një nga trilogjitë më të dashura filmike të të gjitha kohërave rikthehet në ekranin e madh në një edicion të veçantë, me rastin e 25-vjetorit të filmit “The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring”, duke premtuar të entuziazmojë të gjithë adhuruesit e zhanrit fantasy.
Kinematë CineStar sjellin një përvojë ekskluzive filmike – “The Lord of the Rings” në versionin origjinal të zgjeruar (Extended Edition), me skena shtesë dhe më shumë detaje nga bota e pasur e J. R. R. Tolkien.
Adhuruesit e kësaj trilogjie fantastike kanë dy mundësi: të shikojnë të tre filmat brenda një dite, në një maratonë të vërtetë filmash me 21 Mars, me pauza prej 20 minutash mes projeksioneve, ose ta ndajnë udhëtimin e tyre në Tokën e Mesme përgjatë disa ditëve, nga 19 deri me 25 Mars.
Tre filmat legjendarë “The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring”, “The Lord of the Rings: The Two Towers” dhe “The Lord of the Rings: The Return of the King” do të shfaqen në versionin origjinal, pa titra.
Edicioni i veçantë i këtij eventi kinematografik do të mbahet të shtunën, me 21 Mars, kur CineStar organizon LOTR Maratonën në CineStar, Prishtina Mall, duke filluar nga ora 13:00, ndërsa për më fatlumët janë përgatitur edhe surpriza speciale.
Le ta përmbledhim: Nga Shire dhe Rivendell në Mordor – publiku do të rijetojë të gjithë udhëtimin që ka shënuar breza të tërë shikuesish. Trilogjia e regjisorit Peter Jackson fitoi gjithsej 17 çmime Oscar, dhe pjesa e fundit, The Return of the King, fitoi të 11 nominimet – duke barazuar rekordin në histori.
Ekrani i madh, fama e tyre legjendare, mijëra fansa dhe versioni i zgjeruar i trilogjisë e bëjnë këtë shfaqje një përvojë të veçantë si për fansat besnikë prej vitesh, ashtu edhe për një brez të ri shikuesish që duan ta përjetojnë Middle-earth ashtu siç është menduar në kinema.
Biletat janë tashmë në shitje në cinestarcinemas-ks.eu dhe interesi pritet të jetë shumë i madh!