KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sot për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit edhe atë duke filluar nga ora 12:00.

Njoftimi i plotë nga MPB

Më 08.03.2026 (e diel) duke filluar nga ora 12:00, për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, i cili do të vijojë me itinerarin e lëvizjes nga përpara Parkut – Gruaja Luftëtare në rr. “11 Tetori”, duke vazhduar përgjatë rrugës “Dimitrija Çupovski”, djathtas përgjatë rrugës “Dame Gruev”, duke vazhduar përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden”, djathtas përgjatë bul. “Kliment Ohridski”, majtas përgjatë rrugës “Risto Shishkov”, djathtas përgjatë rrugës “Bllagoja Straçkov”, djathtas përgjatë rrugës “Jordan Haxhi Konstatinov-Xhinot” dhe duke përfunduar te parku dhe pllaka përkujtimore në nder të ,,Vera Jociq”, Njësiti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, me qëllim mbarëvajtjen e pandërprerë dhe të sigurt të trafikut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.