KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës: 8 Marsi nuk është vetëm lule, por simbol i barazisë dhe kundër dhunës ndaj grave

Policia e Kosovës: 8 Marsi nuk është vetëm lule, por simbol i barazisë dhe kundër dhunës ndaj grave

Policia e Kosovës ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave në shoqëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe përkushtim në luftën kundër dhunës ndaj grave.

“8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Policia.

Në këtë mesazh theksohet se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm me urime dhe dhurata simbolike, por edhe me reflektim për të drejtat e grave dhe për angazhimin e përbashkët për të parandaluar dhe luftuar çdo formë dhune ndaj tyre.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet çdo vit më 8 mars në mbarë botën, duke theksuar arritjet e grave në shoqëri dhe duke ngritur zërin për barazi dhe respekt të të drejtave të tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.