KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Mateo i kujton ish-partnerin Juelës”, kjo e fundit i përgjigjet deklaratës së Brikenës

“Mateo i kujton ish-partnerin Juelës”, kjo e fundit i përgjigjet deklaratës së Brikenës

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Juelës, që dikur dukej miqësore, tashmë është kthyer në një përballje të hapur brenda shtëpisë.

Situata u ndez pas një deklarate të Brikenës, e cila la të kuptohej se Juela mund të ketë pasur pëlqim për Mateon, gjë që u mohua menjëherë nga kjo e fundit.

Brikena: Juela është e lirë të rrijë me Mateon, nuk është se po më bën ndonjë gjë mua. Në fillim ka pasur mendime ndryshe, tani ka ndryshuar sjelljen. Pati shprehur se është shumë i pashëm dhe i kujton ish-të dashurin e vet.

Juela: Kur ka ardhur Mateo këtu më tha jam i shenjës Demi. I tregova që partneri im ka qenë i shenjës së Dashit, ju uroj një lojë sa më të këndshme me dashuri falso. Për Mateon nuk kam asnjë lloj interesi, as pëlqimi. Nuk kam pasur asnjëherë. Unë jam e plotësuar në jetën time dhe në lojë. Nuk kam asnjë lloj pëlqimi dhe nëse Brikena do të kërkojë një situatë të re me pasbesllikun e saj.

Brikena: Kur ka hyrë Mateo, Juela kalonte shumë kohë me të. I kam thënë kanë të gjithë të drejtën e botës të rrinë bashkë. Kur vjen Juela dhe i thotë gjithë fjalët e këqija për ta ulur, i them mos më bëj të flas sepse më ke folur shumë mirë për Mateon, më ke thënë që të kujton ish-të dashurin. Kam pasur rastin ta ul Juelën.

Mateo: Juela ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës. Në fillim më thoshte je djalë i mirë, pastaj më thoshte je i poshtër dhe servil i famës. Nuk e di pse ndryshoi 360 gradë.

Juela: Mateo është treguar mosmirënjohës me mua. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.