KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit

Trepça ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të Superliës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në fund Vëllaznimin me rezultat 73:69.

Skuadra nga Mitrovica e pati të vështirë në pjesën më të madhe të takimit. Vëllaznimi ishte në epërsi gjatë fillimit dhe arriti t’i fitojë tri çerekët e parë, edhe pse me diferencë të vogël.

Megjithatë, Trepça reagoi në periudhën e fundit dhe arriti përmbysjen vendimtare për të siguruar fitoren.

Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Kenny Hasbrouck, i cili e udhëhoqi ekipin drejt triumfit me 16 pikë të realizuara.

Në anën tjetër, te skuadra gjakovare u veçua Jericole Hellems, i cili ishte më efikasi në parket për ekipin e tij me 20 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Trepça vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 43 pikë të grumbulluara, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë në këtë edicion të kampionatit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.