KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kush është vajza shqiptare që u bë e famshme brenda një nate? Nga 100 ndjekës në afro 300 mijë pas një ndeshjeje të Olympiacos

Kush është vajza shqiptare që u bë e famshme brenda një nate? Nga 100 ndjekës në afro 300 mijë pas një ndeshjeje të Olympiacos

Një shqiptare me emrin Marigona u bë papritur e njohur pasi kamerat e televizionit e fokusuan për disa sekonda gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Olympiacos B.C. dhe ASVEL Villeurbanne.

Ajo ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen kur kamera e transmetimit e kapi gjatë gjuajtjeve të lira, moment që ndryshoi papritur jetën e saj.

Pas ndeshjes, fansat arritën ta gjenin në rrjetet sociale dhe popullariteti i saj u rrit shumë shpejt.

Marigona

Nga vetëm rreth 100 ndjekës në Instagram para ndeshjes, brenda një jave ajo arriti mbi 150 mijë ndjekës, ndërsa sot numëron rreth 293 mijë në Instagram dhe mbi 100 mijë të tjerë në TikTok.

Ajo ka treguar se në fillim nuk e kishte kuptuar fare se ishte bërë virale, derisa u kthye në shtëpi dhe pa reagimet në internet.

Marigona ka lindur në Kosovë, por për shkak të situatës së paqëndrueshme në vend, familja e saj u shpërngul në Gjermani.

Atje ajo u rrit dhe studioi për infermieri.

Në Gjermani njohu edhe partnerin e saj, një biznesmen grek që merret me tregtinë e arit dhe bizhuterive dhe është një tifoz i madh i Olympiacos, arsye pse ata ndodheshin në palestër atë ditë.

Që nga momenti kur u bë e njohur, ajo ka marrë oferta të shumta për të punuar si modele dhe për t’u shfaqur në programe televizive në Greqi.

Megjithatë, ëndrra e saj më e madhe është të bëhet aktore.

Ndërkohë, ajo ka marrë pjesë në disa evente sportive dhe është parë edhe në aktivitete të lidhura me basketbollin si dhe në ndeshje të Olympiacos, duke vazhduar të jetë një figurë gjithnjë e më e njohur në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.