KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: LDK, pas orës 12:00 pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Abdixhiku: LDK, pas orës 12:00 pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kjo parti pret që pas mesditës të vijë dekreti për shpërbërjen e Kuvendit, pasi të skadojë afati ligjor për zgjedhjen e presidentit.

Para gazetarëve, pak para nisjes së seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, Abdixhiku tha se LDK-ja pret që pas orës 12:00 të ndërmerren hapat kushtetues për shpërbërjen e Kuvendit.

Sipas tij, me kalimin e këtij afati përfundon edhe periudha ligjore e paraparë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“LDK pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit pas orës 12:00, kur edhe zyrtarisht kalon afati ligjor”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet pas gjysmë ore, pra në orën 22:00.

Pas kësaj, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale.

Ajo e propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.