KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Zherovnicë të Zveçanit, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë

Gjendet pa shenja jete një person në Zherovnicë të Zveçanit, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të raportuar në rajonin e Mitrovicë e Veriut.

Sipas policisë, më 5 mars 2026 rreth orës 13:40, stacioni policor në Zveçan ka pranuar një informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë.

Pas pranimit të njoftimit, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje.

Viktima është identifikuar me inicialet D.M., i lindur në vitin 1962.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.