KRU Bifurkacioni ka njoftuar konsumatorët e fshatrave Gurëz dhe Komogllavë se, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit që furnizon këto zona, uji mund të paraqitet i turbullt për një periudhë të shkurtër.
Sipas njoftimit, si pasojë e ndërhyrjeve dhe lëvizjeve në rrjet, në disa raste mund të ketë ndryshim të përkohshëm të cilësisë së ujit.
Për arsye sigurie dhe deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në rrjet, qytetarëve u rekomandohet që uji të mos përdoret për pije.
Nga kjo kompani bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve, me qëllim rikthimin e gjendjes normale të furnizimit me ujë.
Ndërmarrja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/