Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025).
“Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën”, theksuan nga gjykata.
“Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim; të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin për pronësinë industriale dhe vendimet për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë; të mos nisë procedurë për Plani Detal Urbanistik të Lisiçe të Epërme”, thuhet në vendimin e gjykatës.