Mobile World Congress në Barcelonë është një nga panairet më të mëdha globale të industrisë së teknologjisë dhe komunikimit, ku çdo vit prezantohen zhvillimet më të fundit në pajisje, rrjete dhe zgjidhje digjitale.
Në edicionin e këtij viti, pjesë e këtij panairi është edhe Techno Service Pro, kompani nga Kosova që operon në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve profesionale për biznese.
Techno Service Pro po merr pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare me qëllim që të ndjekë nga afër trendet më të reja të industrisë dhe të krijojë lidhje me kompani dhe prodhues globalë të teknologjisë.
Pjesëmarrja në këtë panair u mundëson përfaqësuesve të Techno Service Pro të njihen me zhvillimet më të fundit në teknologji, të analizojnë zgjidhjet që po përdoren në tregjet ndërkombëtare dhe t’i sjellin ato në tregun kosovar, gjithashtu të identifikojnë mundësi bashkëpunimi me partnerë të rinj.
Panairi mbledh çdo vit mijëra kompani nga sektori i telekomunikacionit, inteligjencës artificiale, infrastrukturës digjitale dhe pajisjeve smart, duke e kthyer Barcelonën në një qendër të rëndësishme të inovacionit për disa ditë.