Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha të enjten në Kuvendin e Kosovës se thirrja e Jasharëve vazhdon të dëgjohet edhe sot.
Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit thirrja e tyre vjen si thirrje për përbashkim, atdhedashuri e angazhim të mbarë e të drejtë.
“Ajo kumbon edhe sot, edhe në këtë sallë e seancë, ajo na vije si rikujtim i përditshëm i obligimit tonë për vendin”, tha ai.
Kryetari i LDK-së theksoi tutje se këtë liri, shtet e të ardhme e kemi si trashëgimi të shenjtë dhe të shtrenjtë të ndërtuar nga burrat dhe gratë më të mëdhenj të kohës.
“Liria nuk është vetëm fitore e një dite historie, por përgjegjësi e përhershme e çdo brezi”, tha ai. /Telegrafi/