Federico Chiesa dhe Marco Verratti do të kenë një mundësi për t’u rikthyer te Kombëtarja e Italisë gjatë fushatës së play-off-it për Kampionatin Botërorë në fund të muajit, pasi janë përfshirë në listën paraprake të trajnerit Gennaro Gattuso.
Italia do të përballet me Ireland e Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit në Bergamo më 26 tetor. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet më pas me Uellsin ose Bosnjë dhe Hercegovinën në udhëtim më 31 mars, në një ndeshje vendimtare për një vend në turneun final.
Nëse Italia nuk arrin të fitojë asnjërën nga këto përballje, do të jetë hera e tretë radhazi që nuk merr pjesë në Botëror, pasi Azzurrët u kualifikuan për herë të fundit në fazën e grupeve në 2014.
Verratti do të rikthehet me shumë gjasa te kombëtarja për herë të parë pas pothuajse tre vjetësh. Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, aktualisht me Al-Duhail në Katar, luajti për herë të fundit për Italinë në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve ndaj Holandës në qershor të vitit 2023.
Chiesa, nga ana tjetër, nuk është paraqitur për Italinë që nga paraqitja e dobët e skuadrës në Evropianin e vitit 2024, por është gjithashtu pjesë e listës paraprake të Gattusos.
Ai u takua me trajnerin gjatë një darke në Londër disa javë më parë dhe vendimi përfundimtar për thirrjen e tij pritet të merret rreth 10 ditë para grumbullimit.
Ndër lojtarët e tjerë që mund të thirren për ndeshjet eliminatore të fundit të muajit janë Marco Palestra dhe Federico Gatti, ndërsa Nicolo Zaniolo nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës. /Telegrafi/