Punëtorët e njësisë për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave në kuadër të NPL Përparimi kanë larguar deponinë më të madhe ilegale në fshatin Karaq të Komunës së Vushtrrisë.
Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se aksioni është pjesë e angazhimeve për eliminimin e deponive ilegale në territorin e komunës gjatë vitit 2026, në përputhje me zotimin e dhënë në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.
NPL Përparimi u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos hedhin mbeturina në vende të ndaluara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.
Po ashtu, nga kjo ndërmarrje është kërkuar që të respektohet edhe puna e punëtorëve të angazhuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/