KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tankeri amerikan ‘në flakë’ ndërsa Irani nis sulmet ndaj Izraelit dhe bazave amerikane

Tankeri amerikan ‘në flakë’ ndërsa Irani nis sulmet ndaj Izraelit dhe bazave amerikane

Ndërsa bombardimet e Izraelit ndaj Teheranit vazhdojnë këtë mëngjes, Irani gjithashtu nisi valën e vet të sulmeve gjatë natës kundër Izraelit dhe objektivave amerikane.

Ushtria iraniane tha se kishte lëshuar disa dronë Arash me rreze të gjatë veprimi gjatë natës, duke synuar rezervuarët e karburantit në bazën ajrore Ramat David në Izrael, transmeton Telegrafi.

Një cisternë amerikane nafte u godit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Gjirin Persik verior dhe është në flakë, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars.

IRGC tha në një deklaratë se gjatë luftës, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë nën kontrollin e Iranit.

IRGC tha gjithashtu më herët këtë mëngjes se vala e 19-të e operacionit ‘Premtimi i Vërtetë 4’ ka filluar me një operacion të kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve amerikane dhe izraelite në rajon, sipas transmetuesit shtetëror iranian Press TV. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.