KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Moment i papritur në BBVA, ndodh një përqafim emocionues dhe i ngrohtë mes Mateos dhe Brikenës

Moment i papritur në BBVA, ndodh një përqafim emocionues dhe i ngrohtë mes Mateos dhe Brikenës

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e BBVA-së ndodhën një mori momentesh të bukura dhe kulminante, teksa banorët festonin festën e beqarisë së Selin dhe Gimbos.

Përveç momenteve të bukura dhe emocionuese mes dyshes që pritet të martohen në BBVA, në kuadër të dasmës simbolike që organizohet çdo vit, nuk munguan as momentet emocionale mes Brikenës dhe Mateos.

Teksa po qëndronin në oborr, të rrëmbyer nga emocionet e natës dhe nga kënga që po luhej në sfond, dyshja i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim shumë të ngrohtë, duke habitur të gjithë banorët.

Mateo iu afrua Brikenës dhe i vendosi dorën në shpinë, ndërsa e përqafoi fort në praninë e të gjithëve.

Banorët e tjerë u gëzuan për këtë moment, pasi dyshja pëlqehet shumë edhe nga publiku si një çift potencial, megjithatë mes tyre ende nuk ka lindur një romancë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.