KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Teherani është “i shkretë”, thonë qytetarët turq të kthyer nga Irani

​Teherani është “i shkretë”, thonë qytetarët turq të kthyer nga Irani

Qytetarët turq që kthehen në shtëpi nga Irani e kanë përshkruar kryeqytetin Teheran si “të shkretë”, duke thënë se shumë iranianë janë larguar për në fshat, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë fushatën e tyre të bombardimeve.

“Të gjithë (në Teheran) janë të tmerruar tani”, ka thënë Turgut Gunes për agjencinë e lajmeve Reuters nga kalimi kufitar Esendere në Turqinë lindore.

“Të gjithë kanë lënë shtëpitë e tyre”, tha Gunes. “Të gjithë kanë ikur drejt shtëpive të tyre në fshat… Qyteti është i shkretë tani. Nuk ka pothuajse askë atje”.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Ciftci, tha të mërkurën se Irani po lejonte turqit dhe qytetarët e vendeve të treta të dilnin nga vendi, ndërsa po u kufizon shtetasve të vet largimin, raportoi agjencia e lajmeve.

“Njerëzit janë shumë të shqetësuar për sulmet”, theksoi Kenan Ozer, i cili gjithashtu hyri në Turqi nga Irani, për Reuters.

“Ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Teheran, shumica e njerëzve tashmë janë larguar. Të gjithë janë kthyer në qytetet e tyre të lindjes. Dhe eksodi ende vazhdon”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.