KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria ka hapur lëndë për një të dyshuar për përhapje të urrejtjes ndaj shtetit dhe identitetit maqedonas

Prokuroria ka hapur lëndë për një të dyshuar për përhapje të urrejtjes ndaj shtetit dhe identitetit maqedonas

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur rast pas një kallëzimi penal të paraqitur nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme kundër një personi për veprën penale Shpërndarje e Materialit Racist dhe Ksenofobik nëpërmjet Sistemit Kompjuterik sipas Nenit 394-d të Kodit Penal.

I dyshuari, nëpërmjet një faqeje të krijuar posaçërisht në rrjetin social Facebook, ka ndarë përmbajtje që shkaktonte diskriminim kombëtar dhe etnik, duke nxitur kështu urrejtje ndaj shtetit dhe identitetit maqedonas. Pas informacioneve të mëparshme nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, oficerët e policisë kryen një kontroll dhe sekuestruan material propagandistik që 30-vjeçari nga Shkupi e kishte shtypur me qëllim shpërndarjen e tij në vend.

I dyshuari është nxitur për aktivitete të tilla nga një shtetas bullgar i cili, për një periudhë të gjatë kohore, ka publikuar përmbajtje në rrjetet sociale dhe portale të tjera që synojnë nxitjen e urrejtjes, intolerancës dhe dhunës.

Prokuroria Publike, në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e tjera kompetente, vazhdon të ndërmarrë veprime për të siguruar prova./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.