KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iranin?

Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iranin?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi Donald Trumpit të hënën e kaluar për t’i thënë se udhëheqësi suprem i Iranit do të takohej me anëtarë të lartë të ekipit të tij udhëheqës.

Kjo është sipas një zyrtari të lartë të cituar nga NBC News, transmeton Sky News, përcjell Telegrafi.

Netanyahu i tha presidentit amerikan dhe këshilltarëve të tij se i gjithë grupi mund të vritej në një sulm të vetëm të shtunën në mëngjes, tha zyrtari.

CIA, shtoi raporti, konfirmoi shpejt një inforomatë të tillë.

Telefonata, e raportuar për herë të parë nga Axios, u zhvillua në Sallën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, tha zyrtari, dhe shënoi një moment përcaktues që çoi në kohën e saktë të atyre sulmeve fillestare ndaj Iranit.

Dhe telefonata vlerësohet se ishte një nga disa faktorë kritikë që çuan në vendimin e Trumpit për të goditur Iranin, tha zyrtari, duke shtuar se ai gjithashtu mori në konsideratë: përpjekjet e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore; dështimi për të arritur ndonjë përparim në bisedimet e drejtpërdrejta me Republikën Islamike; si dhe zgjerimi i programit të saj të raketave balistike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.