KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani ka triumfuar në ndeshjen ndaj Gjilanit me rezultat të ngushtë 2-1 për të siguruar kualifikimin në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Kosovës.

Therandasit kanë shfrytëzuar terrenin vendas dhe formën e mirë për të marrë fitoren e radhës, kësaj radhe në Kupë ndaj Gjilanit, në ndeshjen e vetme të çerekfinales.

Në pjesën e parë të ndeshjes, vendasit ishin skuadër më e mirë, më kërkuese, krijuan më shumë raste dhe arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të me anë të Bleart Tolajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Geralb Smajli (40’) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me mysafirët që arritën të kthehen në lojë, por nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 71-të me anë të Senad Jarovic, i cili shënoi për 2-1 dhe deri në fund nuk pati gola dhe Ballkani iu gëzua fitores dhe kualifikimit në gjysmëfinale.

Përveç Ballkanit, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Ferizaj dhe Dukagjini, ndërsa skuadra e katërt do të mësohet nesër (e enjte) në ndeshjen Llapi-Malisheva. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.