KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ferizaj mposht Vushtrrinë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj mposht Vushtrrinë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj ka arritur fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Vushtrrisë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja skuadrat që po tregonin kujdes duke mos lejuar hapësira të shumta në fazën defanzive.

‘Ujqit’ ia dolën të shënojnë golin e epërsisë në minutën e 44-të të ndeshjes pas një rivënie këndore.

Pasi njëri nga lojtarët e Ferizajt harkoi brenda zonës, topi shkoi drejt tek portieri i cili pati një reagim mjaft të dobët duke çuar topin në rrjetën e tij për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë të besuarit e Nevil Dedes ia dolën të realizojnë edhe golin e qetësisë.

Vendasit fituan një penallti në minutën e 76-të të ndeshjes të cilën e shndërroi në gol Erjon Sadriu për rezultatin përfundimtar 2-0.

Përveç Ferizajt në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Ballkani dhe Dukagjini, teksa të enjten do të mësohet gjysmëfinalisti tjetër me ndeshjen që do të zhvillohet mes Malishevës dhe Llapit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.