KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden mjete të pashpërthyera – një në një oborr në Rahovec, dy tjera në Gjakovë

Gjenden mjete të pashpërthyera – një në një oborr në Rahovec, dy tjera në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe në Gjakovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se një person ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, ndërsa rasti tjetër në Gjakovë gjatë pastrimit në një objekt, një person ka hasur në dy mjete të dyshuara.

Lexoni të plotë raportin policor:

Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.