KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A do ta votonin Vjosa Osmanin për presidente? Deklarohen deputetë të LDK-së

A do ta votonin Vjosa Osmanin për presidente? Deklarohen deputetë të LDK-së

Deputetët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë mbledhur në selinë e partisë për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ky takim vjen një orë pas përfundimit të takimit të tretë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se do të respektojë çdo vendim që merr kryesia e LDK-së për çështjen e presidentit, përfshirë edhe mundësinë për ta votuar për një mandat të dytë Vjosa Osmanin.

“Prandaj po mbahet ky takim që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku…Do të diskutojmë dhe bëjmë debat dhe t’i marrim vendimet e duhura”, tha ai, raporton kp.

Edhe deputeti tjetër, Armend Zemaj, foli shkurt për media. Ai tha se ka shumë emra që do t’i rekomandonte për president nga radhët e LDK-së.

Zemaj theksoi se fillimisht ka votë për kandidatët e LDK-së për president, e më pas do të shohë përtej.

“Ka shumë emra në LDK që do t’i rekomandoja; ka shumë meritorë, prej të parit deri te i fundit e meritojnë. Unë kam votë për njerëzit e LDK-së, pastaj të shohim përtej”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.