KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Është ndaluar një person pas ngjarjes tragjike në Karposh, Prokuroria: Do të kryhet kontroll i detajuar i banesës

Është ndaluar një person pas ngjarjes tragjike në Karposh, Prokuroria: Do të kryhet kontroll i detajuar i banesës

Nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit thonë se një person po mbahet në Polici, pas rastit tragjik gjatë ditës së djeshme në Karposh, kur pas rënies nga një ndërtesë e lartë humbën jetën një nënë dhe një fëmijë. Sipas hetuesisë, nëna dhe vajza kishin qenë vetëm në banesë.

“Një person është mbajtur në stacion policor dhe, sipas urdhrit të prokurorit, po ndërmerren veprime për hetimin e mundshme të përgjegjësisë penale. Është siguruar urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontroll i detajuar i banesës, e cila menjëherë pas inspektimit është vulosur dhe siguruar. Sipas informacioneve të para, në momentin e ngjarjes, viktima dhe vajza e mitur ishin vetëm në banesë, të kyçura nga brenda”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se gjithashtu po hetohet nëse ka pasur denoncime për dhunë në familje nga viktima.

“Sot, sipas urdhrit të prokurorit, po zhvillohen intervista me disa persona që kanë njohuri të caktuara, po kryhet nxjerrja e të dhënave nga telefonat celularë dhe po merren pamje nga kamerat e sigurisë dhe regjistrime të tjera nga disa lokacione. Gjatë ditës së djeshme është urdhëruar edhe obduksioni i viktimave. Në lidhje me procedurat e mëparshme, prokurori ka kërkuar raportim të detajuar nga MPB dhe nga Qendra për Punë Sociale me të gjitha denoncimet dhe ankesat e mundshme të viktimës, dhe gjithashtu do të urdhërojë kontroll të brendshëm të MPB-së për të hetuar mënyrën e trajtimit të këtyre denoncimeve”, thonë nga Prokuroria.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.