KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë

Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë

Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës.

27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve.

E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9,5.

SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë.

Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje.

Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.