KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abrashi: PDK po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Abrashi: PDK po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abrashi ka akuzuar PDK-në për mungesë parimesh dhe për qasje destruktive në raport me institucionet shtetërore.

“Vjet PDK për kryetar Kuvendi thojke, ju mundeni me propozu, por për me zgjedh duhet me i pas 61, e Lëvizja atëherë i kish veç 56. Tash për President ku nevojiten 80, PDK po thotë ne edhe propozojmë, por ju duhet edhe me naj votu, me veç 22 vota. Kjo kallzon që nuk keni parime edhe interesin e vetëm e keni destruktivitetin, ama zero shtetin”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.