KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva prezanton mbrojtësin me përvojë ndërkombëtare, danezin Andreas Skovgaard

Malisheva prezanton mbrojtësin me përvojë ndërkombëtare, danezin Andreas Skovgaard

FC Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit danez Andreas Skovgaard, duke forcuar repartin defanziv për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi nga Malisheva e ka prezantuar futbollistin si një përforcim me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, pasi Skovgaard ka ndërtuar karrierë në disa kampionate evropiane, përfshirë elitën e futbollit danez, holandez, polak dhe norvegjez.

Gjatë karrierës së tij, 27-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si FC Nordsjælland, SC Heerenveen, Orebro SK, SK Brann, Stabæk Fotball, Universitatea Craiova dhe Bryne FK.

Me afrimin e tij, FC Malisheva synon t’i japë edhe më shumë përvojë, stabilitet dhe siguri mbrojtjes, në kuadër të objektivave të klubit për vazhdimin e sezonit.

Transferimi i Skovgaard konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e forcimit të skuadrës dhe në ambiciet e klubit për të arritur synimet e vendosura.

Klubi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese futbollistit danez në aventurën e re në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.