KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Frika nga Barcelona, Bayern Munich i hap negociatat për ta “blinduar” Harry Kane

Frika nga Barcelona, Bayern Munich i hap negociatat për ta “blinduar” Harry Kane

Bayern Munich ka intensifikuar përpjekjet për të zgjatur kontratën e sulmuesit Harry Kane, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Pasi zgjidhi çështjen e marrëveshjes së re me mbrojtësin Dayot Upamecano, klubi bavarez po e konsideron vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin e Anglisë si një nga prioritetet kryesore.

Sipas informacioneve, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë janë të interesuar ta mbajnë Kane si figurë kyçe në projektin sportiv. Palët tashmë janë në kontakt me synimin për të rënë dakord për kushtet financiare dhe personale të një kontrate të re të mundshme.

Sulmuesi anglez ka realizuar 45 gola në nivel klubesh këtë sezon. Për ta arritur këtë shifër, Kane ka zhvilluar vetëm 37 ndeshje.

Edhe Kane thuhet se është i hapur për ta vazhduar qëndrimin në Gjermani pavarësisht që pëlqehet nga Barcelona si dhe Manchester Unitedi.

Kane te Bayerni po e plotëson ëndrrën për të fituar trofe, ndërsa këtë edicion janë bindshëm favorit për Bundesliga, si dhe kanë për objektiv edhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.