KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Doganat e Maqedonisë: Në muajin shkurt të ardhurat janë rritur për 7.7%

Doganat e Maqedonisë: Në muajin shkurt të ardhurat janë rritur për 7.7%

Mbledhja e të ardhurave u rrit me 778.3 milionë denarë ose 7.7% në shkurt, periudhë në të cilën Drejtoria Doganore e Maqedonisë mblodhi gjithsej 10.8 miliardë denarë, thuhet në njoftim.

“Në të njëjtën kohë, u regjistrua rritje e mbledhjes në të gjitha bazat – mbledhja e të ardhurave doganore shënoi një rritje prej 8.9 përqind, akcizat 8 përqind, ndërsa mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja mbi importet shënoi një rritje prej 3.9 përqind.

Rritja e të ardhurave do të thotë më shumë fonde për mallrat publike që do të mbështesin rritjen ekonomike, më shumë fonde për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë rrugore”, njoftojnë nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë.

Drejtoria Doganore do të vazhdojë me masa për të rritur efikasitetin dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme të të ardhurave buxhetore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.