KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia pranoi garancitë e sigurisë të SHBA-së për Ukrainën – thotë kreu i Zyrës së presidentit Zelensky

Rusia pranoi garancitë e sigurisë të SHBA-së për Ukrainën – thotë kreu i Zyrës së presidentit Zelensky

Gjatë raundit të mëparshëm të negociatave, Rusia ra dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është thënë nga Kyrylo Budanov, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në një takim me gazetarët, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve, pala ruse tha shprehimisht se pranonte garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës.

“Lidhur me garancitë e sigurisë. Në negociatat e mëparshme, për shembull, pala ruse deklaroi drejtpërdrejt se do të pranonte garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës. […] Ajo që Shtetet e Bashkuara po propozojnë, rusët po e thonë hapur, ‘po, mirë, ne do të detyrohemi t’i pranojmë, ne jemi të gatshëm t’i pranojmë’. Për Ukrainën, këto janë garancitë tona dhe ata do të duhet t’i respektojnë ato”, tha Budanov.

Sipas tij, përparimi më i madh është arritur në çështjen e një zone të demilitarizuar.

“Në fakt, mund të thuhet se, në parim, ata kanë arritur tashmë në përfundime se si do të funksionojë i gjithë ky monitorim pasi të mbarojë lufta. Në këtë pikë, praktikisht nuk kanë mbetur probleme të mëdha. Ata i zgjidhën ato gjatë disa takimeve që janë zhvilluar”, tha Budanov.

Ai shtoi se për çështjet territoriale të gjitha palët mbeten në fazën e kërkimit të një “kompromisi”.

Kujtojmë se një raund tjetër negociatash përfundoi në Gjenevë të enjten, më 26 shkurt.

Bisedimet u zhvilluan në dy formate – takime të ndara me Shtetet e Bashkuara dhe një takim trepalësh që përfshinte Shtetet e Bashkuara dhe Zvicrën, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.

Raundi tjetër i negociatave për paqe do të zhvillohet në Abu Dhabi në fillim të marsit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.