KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fluks vizitorësh në Shëngjin, koha me diell tërheq qytetarët

Fluks vizitorësh në Shëngjin, koha me diell tërheq qytetarët

“Fundjava e fundit e muajit shkurt ka sjellë një fluks të pazakontë vizitorësh në bregdetin e Shëngjin. Temperaturat e ngrohta, jo tipike për këtë periudhë të vitit, kanë nxitur shumë qytetarë që të zgjedhin bregdetin për të kaluar kohën e lirë”.

Qytetarë të shumtë janë parë duke shëtitur buzë detit, duke shijuar natyrën, një kafe në lokalet pranë bregut, apo thjesht një fundjavë të qetë larg zhurmës së qytetit.

Edhe pse sezoni turistik veror është ende larg, zona ka tërhequr vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit.

Sipas tyre, Shëngjini mbetet një destinacion që frekuentohet në çdo stinë të vitit, jo vetëm gjatë verës, megjithëse shqetësim mbetet papastërtia.

Ajri i pastër, hapësirat për shëtitje dhe pamja e detit janë disa nga arsyet pse shumë zgjedhin ta vizitojnë bregdetin e Lezhës në çdo stinë të vitit./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.