Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka hapur zemrën për edicionin e katërt të formatit në një intervistë për Weekend, duke zbuluar se vetëm një banor i ka lënë përshtypje të mirë.
“I vetmi që e pëlqej dhe kam pyetur a është kështu në jetën reale është Londrimi.
Screenshot/YouTube
Xheneta u pyet gjithashtu se a do të kishte shoqëri ose marrëdhënie të mirë me Labin gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova.
Ajo tregoi se nuk do të shkonte: “Jo. Jo, aspak, se duke u bazuar se unë mendoj që Labi është i dobët, se më ka kërkuar strategji. Për mua je i dobët, duhet të kesh aftësi vetë, duhet të jesh ti vetvetja, nuk ke pse të kopjosh. Mund të bësh diçka që ka bërë Xheneta, po nuk të ka hije si Xhenetës”.
Londrim Mekaj u shpall mbremë fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com