KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Xhaxhai ther me thikë nipin në Fier, arrestohet

Xhaxhai ther me thikë nipin në Fier, arrestohet

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas i cili ka ther me thikë nipin e tij.

Në pranga u vu shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.