KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Automobilat modernë dhe zëvendësimi i akumulatorit – pse është më mirë që kjo punë t’u lihet specialistëve?!

Automobilat modernë dhe zëvendësimi i akumulatorit – pse është më mirë që kjo punë t’u lihet specialistëve?!

Ju është prishur bateria (akumulatori) në një automobil modern? A është e lehtë ta zëvendësoni?

Puna më e rëndë fizike nuk është e vështirë, por… ADAC (Klubi Gjerman i Automobilizmit) këshillon që këtë ta mos e bëjnë personat pa përvojë.

Ndërsa zëvendësimi i akumulatorit ishte relativisht i thjeshtë para 20 vitesh, teknologjia e sotme është shumë më komplekse dhe e ndjeshme për shkak të shumë komponentëve elektronikë, si sistemet e sigurisë aktive dhe elektronika e shumtë që është aty për komoditetin e shoferit dhe pasagjerëve.

Çfarë duhet të keni parasysh gjatë zëvendësimit të akumulatorit në veturë, veçanërisht te modelet me sistem start-stop?

Automjetet moderne dhe shumë modele më të vjetra me sistem start-stop shpesh kanë sistem menaxhimi të baterisë, i cili pas zëvendësimit kërkon riprogramim me pajisje të posaçme.

Shkëputja e baterisë mund të bëjë që radioja, sistemi i alarmit dhe elektronika tjetër e automjetit të humbasin cilësimet dhe të kërkojnë ri-inicializim.

Në disa raste, mund të jetë e nevojshme edhe fshirja e kodeve të gabimeve.

Me automjetet moderne, është më mirë që kjo punë t’u lihet profesionistëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.