KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mitrovica International Jazz Days sjell Snarky Puppy në koncert ekskluziv në Ballkanin Perëndimor

Mitrovica International Jazz Days sjell Snarky Puppy në koncert ekskluziv në Ballkanin Perëndimor

Mitrovica do të jetë mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore të vitit 2026. Fituesit e pesëfishtë të çmimeve GRAMMY, Snarky Puppy, do të performojnë live në kuadër të festivalit Mitrovica International Jazz Days, në koncertin e tyre të vetëm në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Turit Evropian 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur organizatorja e festivalit, njëherësh këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, e cila ka ndarë entuziazmin për ardhjen e një prej formacioneve më inovative të skenës moderne të jazz-it.

E njohur për energjinë shpërthyese në skenë dhe virtuozitetin instrumental, Snarky Puppy ka krijuar një identitet unik që ndërthur jazz-in, funk-un, rock-un dhe elemente të muzikës botërore. Nga interpretimi legjendar i “Lingus”, që u bë viral për solo-n ikonike të tastierës, deri te projektet më eksperimentale, grupi ka arritur të rishkruajë kufijtë e jazz-it modern.

Në vitin 2025, ata publikuan albumin orkestral “Somni”, një projekt ambicioz i realizuar në bashkëpunim me Metropole Orkest, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e tyre për të eksploruar territore të reja muzikore dhe për të sfiduar pritshmëritë e publikut.

Koncerti në Mitrovicë pritet të jetë një eksperiencë elektrizuese për adhuruesit e muzikës live, duke e shndërruar qytetin në një pikëtakim të rëndësishëm për skenën e jazz-it në rajon. Me këtë emër të madh në program, Mitrovica International Jazz Days konfirmon ambicien për ta vendosur Kosovën në hartën e festivaleve prestigjioze evropiane të muzikës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.