KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmi ndaj Iranit, presidentja Osmani: Si gjithmonë, Kosova qëndron e palëkundur krah ShBA-ve dhe aleatëve të saj

Sulmi ndaj Iranit, presidentja Osmani: Si gjithmonë, Kosova qëndron e palëkundur krah ShBA-ve dhe aleatëve të saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit theksoi se ora e lirisë ka ardhur për popullin iranian falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump.

Osmani në një postim në X shkruan se si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.