KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aliu: VLEN po zgjerohet, jemi në negociata dhe me deputetë të tjerë që të na bashkohen

Aliu: VLEN po zgjerohet, jemi në negociata dhe me deputetë të tjerë që të na bashkohen

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, konfirmoi VLEN do të zgjerohet dhe se pjesë e saj tashmë është edhe deputeti Ilir Demiri, i cili ishte pjesë e krahut të Aleancës dhe hyri në Kuvend si pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI.

Demiri vendosi të veprojë si deputet i pavarur pasi lideri Sela vendosi të largohet nga blloku politik me integristë.

Sipas ministrit Aliu, shumica po i hap dyert gjerësisht për deputetë të tjerë.

“Po, Ilir Demiri, ju tashmë e dini se një pjesë e kësaj iniciative është të bashkojmë të gjitha forcat tona në mënyrë që të jemi më efikas në zbatimin e asaj që kërkojnë qytetarët. Dhe po, është e vërtetë që jemi në negociata edhe me deputetë të tjerë, në mënyrë që ky karvan ndryshimesh të jetë gjithnjë e më i fortë dhe më seriozisht i organizuar”, tha Aliu.

Nga ana tjetë rikonstruimi i Qeverisë, sipas njoftimeve, duhet të ndodhë në maj ose qershor. Ndërkohë, kanë filluar spekulimet publike se cilët ministra mund të zëvendësohen, dhe po përmenden disa dikastere si drejtësia, energjia, bujqësia, kultura dhe sporti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.