Ka nisur një konflikti i ri mes Pakistanit dhe Afganistanit, ku palët raportojnë edhe dhjetëra viktima.
Ndërkohë, analistët thanë për BBC Urdu se është pak e mundur që talibanët të zhvillonin një luftë konvencionale kundër Pakistanit.
Midis Pakistanit dhe talibanëve afganë ekziston një diferencë e madhe në forcën ushtarake.
Forcat e armatosura pakistaneze, të cilat kanë armë bërthamore, rregullisht renditen ndër 15 më të fuqishmet ushtarakisht në botë.
Talibanët afganë, nga ana tjetër, nuk kanë burime ushtarake të krahasueshme dhe përballen me probleme ekonomike.
Armët që zotëron ushtria talibane vijnë kryesisht nga tre burime: nga arsenali i ish-ushtrisë afgane, nga forcat e huaja që janë tërhequr, dhe nga armatimi i ri i blerë nga burime të ndryshme, përfshirë tregun e zi.
Ekspertët theksojnë se pamjet e përleshjeve kufitare të mëparshme tregojnë se forcat talibane përdornin kryesisht armë të lehta kundër forcave pakistaneze.
Megjithatë, analistët vënë në dukje se talibanët kanë përvojë të madhe në luftën guerile.
Një ekspert i sigurisë afgan deklaroi për BBC Urdu se shumë përplasje midis talibanëve dhe forcave pakistaneze përfshinin taktika guerile si sulme të papritura dhe vendosje të bombave pranë rrugëve. /Telegrafi/