Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar sot bankën zvicerane MBaer Merchant Bank AG me përjashtim nga sistemi financiar amerikan për shkak të pretendimeve se ajo ka mbështetur aktorë të paligjshëm të lidhur me Iranin, Rusinë dhe Venezuelën.
Ky është një hap i rrallë që përdor një nga mjetet më të fuqishme amerikane për zbatimin e sanksioneve kundër një banke zvicerane, shkruan reuters.
Sipas Departamentit të Thesarit, MBaer dhe disa punonjës të saj kanë mundësuar korrupsion të lidhur me pastrim parash nga Venezuelë dhe Rusi, si dhe financimin e terrorizmit në emër të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe Forcës Quds, të të cilat SHBA u ka vendosur sanksione.
Autoritetet amerikanë thonë se banka ka kaluar më shumë se 100 milionë dollarë përmes sistemit financiar amerikan për llogari të këtyre aktorëve të dyshuar.
SHBA ka propozuar një rregull që, nëse miratohet, do t’i ndalojë institucioneve financiare amerikane të hapin ose mbajnë llogari korresponduese për MBaer, çka praktikisht do ta izolojë bankën nga sistemi financiar i bazuar në dollarin amerikan.
Kjo lëvizje është e rëndësishme sepse dollarë amerikanë përdoren gjerësisht në financat ndërkombëtare dhe humbja e qasjes në to mund të dëmtojë seriozisht bankat e huaja.
Regullatori zviceran i tregut financiar FINMA ka njoftuar se ka përfunduar një rast të vetin kundër bankës, por nuk mund të zbatojë masa për shkak se banka ka bërë ankim në Gjykatën Federale Zvicerane. Megjithatë, një firmë auditimi është emëruar për të mbikëqyrur operacionet e bankës. /Telegrafi/