KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Dy muaj regjim shtrati”, aksidenti i rëndë ku rrezikoi të mbetej e palëvizshme

“Dy muaj regjim shtrati”, aksidenti i rëndë ku rrezikoi të mbetej e palëvizshme

Këngëtarja Lora Braha ka folur së fundmi për përvojën e saj pas një aksidenti në kuzhinë, në një intervistë për “Studio A” me Blerona Zeqirin.

Ajo tregoi se po rikuperohet gradualisht dhe se problemi kryesor tashmë ka kaluar.

“Kam filluar të rikuperohem, duke e marrë veten. Problemi i madh kaloi. Meqë kam përfunduar mirë, po më duket si ëndërr e keqe. Ka qenë aksident, ku jam rrëzuar në kuzhinë, duke pastruar në dollapët lart. Pas dy muajve me lëvizje të kufizuar, por që jam e mobilizuar me këtë korset të hekurit”, u shpreh Braha.

Foto: YouTube

Artistja tregoi se edhe pse aksidenti ishte serioz, ka punuar për të rikthyer funksionet bazë të trupit.

“E mbaj mend që gishtat i kam lëvizur. E di që frymëmarrjen, kam punuar vet dhe shikueshmërinë. Emergjenca i dhanë të gjitha gjërat e nevojshme. Dy muaj regjim shtrati. Mjeku më tha ose ke lind në një natë të madhe ose ke bërë diçka shumë të mirë. Rastet e tilla mbeten 99 për qind në karrocë. Janë përkujdesur të gjithë”.

Braha vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë procesit, duke theksuar se falë kujdesit të tyre, ajo ka mundur të përparojë në rikuperim dhe të rikthehet gradualisht në aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.