Bes Kallaku ka reaguar sërish pas publikimit të këngës së tij të re “Rrëfim”, e cila pati një tekst të ndjerë e u tha se ka përfshirë edhe ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezajn.
Në bazë të tekstit, u konsiderua se artisti i ka bërë një ‘diss’ asaj, me vargjet që e zbulojnë më së miri.
I njëjti në një postim të ri theksoi se e ka mbyllur kapitullin me të shkuarën, duke theksuar tutje se nga ajo histori doli i fituar.
Foto: Instagram
Po ashtu falënderoi ata që i kanë qëndruar afër, duke futur në këtë mes edhe të dashurën e re.
Postimi i plotë i Besit (pa ndërhyrje):
“Faleminderit nga zemra
Ky projekt është projekti më i bukur i imi. është projekti ku nuk jam unë aktori që njihni ju dhe aq më pak këngëtari…
Për vite me radhë, në skenë kam jetuar shumë role, por në këtë projekt kam qenë vetëm unë. Pa maska, pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime.
Në një botë ku shpesh gjykohet shpejt dhe harrohet po aq shpejt, ju zgjodhet të qëndroni. Të dëgjoni. Të mbështesni. Dhe kjo për mua vlen më shumë se çdo duartrokitje.
Nëse pas kaq shumë vitesh ju ende më jepni kaq shumë dashuri, atëherë besoj se paskam bërë vërtetë të mira në këtë jetë.
Unë prej kohësh e kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, kapitull nga i cili mu desh kohë të kuptoja, sa i fituar dola.
Por akoma më i fituar jam sot me ju, që edhe në kohët e mia më të vështira ishit gjithmonë aty…
E meqë jemi tek kush qëndroi, falënderoj pafund motrën time Ana Kallaku, e cila është bekimi më i madh i jetës time, që në ditët e mia gri, u bë dielli im.
E për ta mbyllur dua të falënderoj njeriun e zemrës sime, trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve të mi dhe mbi të gjitha versionin më të mirë të vetes sime”. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com