Gjatë një aksioni simbolik të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), një qytetar është përfshirë në një debat verbal me kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Teksa Molliqaj po zhvillonte aktivitetin publik, qytetari iu drejtua atij me akuza lidhur me të kaluarën e tij politike dhe raportin me kryeministrin aktual, Albin Kurti.
“Ti e ke ndihmu Albin Kurtin, ti e ke kriju. E tash ti merr përgjegjësi”, dëgjohet të ketë thënë qytetari.
Në reagimin e tij, Molliqaj i është përgjigjur duke i kërkuar që të mos pengojë aktivitetin. “Mos i pengo aktivitetet publike, mësohu pak”, thuhet se ka deklaruar ai. /Telegrafi/