KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Komisioni për Integrime Evropiane miraton dy marrëveshje financiare me BE-në

​Komisioni për Integrime Evropiane miraton dy marrëveshje financiare me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar sot dy marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE).

Komisioni, në mbledhjen e sotme, i dha dritën e gjelbër për në seancë plenare marrëveshjes me BE-në për programin IPA 2017 dhe 2018.

Miratimi i amendamenteve të këtyre marrëveshjeve u tha se ka qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për të siguruar kryerjen e suksesshme të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë fazës së implementimit të tyre.

Krahas kësaj, komisioni diskutoi edhe për planin e punës gjatë këtij mandati, për çka kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se do të ketë një vendimmarrje më së largu javën e ardhshme.

“Duhet ta caktojmë një ditë pune ku e caktojmë afatet për shqyrtimet e projektligjeve dhe obligimeve që i kemi si Komision për Integrime Evropiane”, shtoi ajo, raporton kp.

Pas kësaj, komisioni mbylli punimet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.