KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga marsi i 2025-së në një bankë në Prishtinë u deponuan mbi 4 mijë euro para të falsifikuara

Nga marsi i 2025-së në një bankë në Prishtinë u deponuan mbi 4 mijë euro para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesja e një banke komerciale në Prishtinë ka bërë të ditur se klientë të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në një bankë, në rrugë ‘Robert Dolli” në Prishtinë, ndërsa u raportua të mërkurën.

“Ankuesja femër kosovare-përfaqësuese e bankës komerciale, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Të njëjtat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.