Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kate Cassidy zbulon se i dashuri i saj i ri i dha fund lidhjes, pasi ajo e krahasonte vazhdimisht me Liam Payne

    June 24, 2026

    “Barcelona nuk po na respekton, Alvarez nuk është në shitje”, drejtori i Atleticos shpërthen në kritika ndaj blaugranasve

    June 24, 2026

    Dotsova: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar rrugën drejt BE-së

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kate Cassidy zbulon se i dashuri i saj i ri i dha fund lidhjes, pasi ajo e krahasonte vazhdimisht me Liam Payne
    • “Barcelona nuk po na respekton, Alvarez nuk është në shitje”, drejtori i Atleticos shpërthen në kritika ndaj blaugranasve
    • Dotsova: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar rrugën drejt BE-së
    • Ylli gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos
    • Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë
    • 400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut
    • Dorëheqja e një kryeministri britanik
    • Pse më shumë lojtarë se kurrë në një Kupë Bote po luajnë për një vend tjetër nga ai ku kanë lindur
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ‘Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie, politike dhe prioriteti ynë kombëtar’ – vizita e Spiropalit, nga takimet në Prekaz deri ato në Prishtinë

    ‘Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie, politike dhe prioriteti ynë kombëtar’ – vizita e Spiropalit, nga takimet në Prekaz deri ato në Prishtinë

    korrektpressBy korrektpressFebruary 26, 2026 Elisa spiropali 4 Mins Read
    ‘Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie, politike dhe prioriteti ynë kombëtar’ - vizita e Spiropalit, nga takimet në Prekaz deri ato në Prishtinë
    ‘Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie, politike dhe prioriteti ynë kombëtar’ - vizita e Spiropalit, nga takimet në Prekaz deri ato në Prishtinë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, ndërsa vizitën e saj e nisi me Prekazin, ku u prit nga familja Jashari.

    Spiropali gjatë vizitës në Kosovë takoi krerët e shtetit dhe ata të partive opozitare.

    Gjatë vizitës së saj në Prekaz, ministrja shqiptare u prit nga Rifat Jashari.

    Pas vizitës atje, Spiropali në një postim në Facebook shkroi se në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë, por përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

    ‘Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.

    Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

    Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.

    Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

    Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.

    Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.

    Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.

    Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.

    Prekazi nuk na kërkon lot.

    Na kërkon të jemi të denjë’, shkroi ajo.

    Pas vizitës në Prekaz, ministrja e Jashtme e Shqipërisë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Konjfuca në një konferencë për media theksoi se takimet me zyrtarët e Shqipërisë nuk janë takime sikur me homologët tjerë, por janë takime vëllazërore.

    Sipas Konjufcës, kur flitet për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, nuk flitet vetëm thjeshtë për marrëdhënie ndërqeveritare, por për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb.

    “E ardhmja jonë, si e kaluara jonë do të jenë të lidhur përgjithmonë. Sa më i fortë koordinimi ynë, aq më i sigurt rruga jonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

    E në këtë konferencë për media Spiropali foli për shumë çështje.

    Ajo theksoi se Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë.

    “Ishte nder i veçantë dhe përgjegjësi e thellë që vizitën time të parë si ministre ta bëj pikërisht në Prishtinë. Një vizitë që vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj dhe krijimit të qeverisë së re. Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por zgjedhje historie dhe politike dhe deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti ynë kombëtar. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, por vijimësi e rrugëtimit të përbashkët të skalitur në sakrificë dhe qëndresë”, u shpreh Spiropali, përcjell Telegrafi.

    Ministrja Spiropali ka folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së. Ne nuk ndërhyjmë në proces dhe nuk paragjykojmë asnjë proces gjyqësor, por kemi obligim moral të themi që drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare ligjore, pa shkelje të të drejtave të njeriut, jo drejtësi e pjesshme”, u shpreh Spiropali.

    Ministrja theksoi se Shqipëria nuk është në një garë se kush mbron më shumë të drejtat, por në një test koordinimi dhe harmonizimi sa i takon qëndrimit ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së UÇK-së.

    Spiropali: Besojmë në drejtësi, urojmë që gjykatësit në Hagë t’i përgjigjen thirrjes së drejtësisë dhe jo të prokurorëve

    Sipas saj, qëndrimi kombëtar mbi legjitimitetin e asaj lufte dhe mbi të drejtën e popullit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën ndërkombëtare mbetet i pandryshuar.

    Ministrja e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është takuar edhe me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

    E gjatë takimit me Kurtin, në përshëndetjen para Qeverisë, Spiropali duke shtrënguar duart me Kurtin komplimentoi kryeministrin.

    “E ka nxjerr Albini diellin sot”, iu drejtua ajo.

    “E ka nxjerr Albini diellin sot”, Spiropali ‘komplimenton’ Kurtin

    Spiropali pasi ka përfunduar takimet me krerët shtetërorë ka takuar edhe kryetarët e partive politike opozitare.

    Hamza pret Spiropalin: PDK kërkon agjendë të përbashkët për sfidat kombëtare

    Ajo ka takuar kreun e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka takuar edhe komandantin e KFOR-it në Kosovë, Major General Ozkan Ulutash. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Ramadani: Prokuroria duhet të hetojë MPJ-në, vetë institucioni i ka pranuar shkeljet

    Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

    Konjufca në Bullgari: Bashkëpunimi rajonal bëhet i qëndrueshëm kur përkthehet në projekte dhe marrëveshje

    The showdown of the year: Party vice-chairmen unveil offers to voters

    Përballja e vitit: Nënkryetarët e partive shpalosin ofertat për votuesit

    Sonte në Debat Plus: Përballja e nënkryetarëve

    Konjufca pas takimit me Ferit Hoxhën: Shqipëria në BE, shtysë për Kosovën

    LEXO GJITHASHTU

    Kate Cassidy zbulon se i dashuri i saj i ri i dha fund lidhjes, pasi ajo e krahasonte vazhdimisht me Liam Payne

    June 24, 2026

    “Barcelona nuk po na respekton, Alvarez nuk është në shitje”, drejtori i Atleticos shpërthen në kritika ndaj blaugranasve

    June 24, 2026

    Dotsova: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar rrugën drejt BE-së

    June 24, 2026

    Ylli gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë

    June 24, 2026

    400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut

    June 24, 2026

    Dorëheqja e një kryeministri britanik

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.