KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Hezbollahu thotë se nuk do të ndërhyjë në rast të sulmeve “të kufizuara” të SHBA-së ndaj Iranit

Hezbollahu thotë se nuk do të ndërhyjë në rast të sulmeve “të kufizuara” të SHBA-së ndaj Iranit

Një zyrtar i Hezbollahut tha të mërkurën se grupi militant libanez nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në rast të sulmeve “të kufizuara” të SHBA-së ndaj mbështetësit të saj, Iranit.

Megjithatë, grupi thuhet se do ta konsideronte çdo sulm kundër udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei një “vijë të kuqe”.

Autoritetet libaneze kanë frikë se Hezbollahu do të përfshihej nëse një sulm i mundshëm i SHBA-së ndaj Iranit do të shkaktonte një luftë rajonale.

Por një zyrtar, në kushte anonimiteti, ka thënë për AFP: “Në rast të sulmeve të kufizuara të SHBA-së ndaj Iranit, qëndrimi i Hezbollahut do të jetë të mos ndërhyjë ushtarakisht”.

Kujtojmë se presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se ishte optimist përpara raundit të tretë të bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se ato mund të ndihmonin në përfundimin e bllokimit me Uashingtonin.

“Ne shohim një perspektivë të favorshme për negociatat”, tha Pezeshkian në një fjalim të mërkurën.

“Ne po vazhdojmë procesin nën udhëheqjen e udhëheqësit suprem në mënyrë që të mund të shkojmë përtej kësaj situate ‘as luftë as paqe'”.

Deklarata erdhi ndërsa Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u nis për në Gjenevë për të marrë pjesë në raundin tjetër të negociatave indirekte bërthamore me Shtetet e Bashkuara të enjten.

Araghchi, i cili shërben si negociatori kryesor iranian, shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë.

Pala amerikane, si në raundet e mëparshme, do të udhëhiqet nga i Dërguari Special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Teherani dhe Uashingtoni kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh indirekte nën ndërmjetësimin e Omanit që kur “diplomacia bërthamore” rifilloi muajin e kaluar, pas përpjekjeve të vendeve rajonale, përfshirë Turqinë, për të zvogëluar tensionet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.