Një shofer kamioni nga Teksasi gjatë një pushimi vizitoi disa miq në Maryland dhe përfundoi duke fituar dy milionë dollarë nga një biletë e lotarisë me gërvishtje që bleu në atë shtet.
Ai i tha zyrtarëve të “Maryland Lottery” se ishte ndalur në një dyqan ushqimor në Hagerstown ndërsa ishte në rrugë për të takuar miqtë e tij dhe ishte duke bërë pazar, kur pa makinën e biletave të lotarisë.
“Nuk e kisha biletën e lotarisë në listën time të blerjeve. Por pastaj pashë makinën”, deklaroi fatlumi.
Ai bleu një biletë Ace of Spades me vlerë 30 dollarë dhe më vonë zbuloi se ajo ishte fituese e çmimit të parë prej dy milionë dollarësh.
Fituesi tha se planifikon të ndajë paratë me familjen e tij dhe se do të kthehet sërish në atë dyqan kur të jetë përsëri në Hagerstown. /Telegrafi/