KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohen prapaskenat, si dështoi transferimi i Wirtz te Real Madridi

Zbulohen prapaskenat, si dështoi transferimi i Wirtz te Real Madridi

Florian Wirtz ishte një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës, me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Megjithatë, pavarësisht kontakteve dhe tentativave, marrëveshja nuk u realizua.

Në podkastin “Phrasenmaher” të Bild, agjenti i tij Volker Struth zbuloi prapaskenat e negociatave. Ai tregoi se, në kohën kur po shqyrtohej një transferim te Liverpool ose Bayern Munich, kishte kontaktuar drejtpërdrejt me Xabi Alonso.

“I thashë: ‘Duhet ta marrësh djalin nga Leverkuseni me vete te Reali’. Xabi m’u përgjigj: ‘Nuk ke pse të ma thuash mua këtë, duhet t’ia thuash Florentino Perezit’”, rrëfeu Struth.

Mesfushori ofensiv, i cili në atë kohë ishte pjesë e Bayer Leverkusen, u këshillua nga prindërit e tij, ndërsa ruante një partneritet marketingu me agjencinë Sports360 të Struth.

telegrafi.com

Ky i fundit tentoi të shfrytëzonte marrëdhëniet e afërta me lojtarin dhe familjen e tij për të hapur derën e një transferimi në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, presidenti Perez nuk e mbështeti idenë. Ai iu përgjigj me kujdes mesazhit të agjentit, duke e referuar te drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez.

Sipas raportimeve, Real Madridi nuk ishte në gjendje financiare për ta përballuar operacionin gjatë asaj vere.

Në fund, Wirtz përfundoi te Liverpooli për një shumë që tejkalon 125 milionë euro, duke i dhënë fund një sage transferimi që mund ta kishte çuar në kryeqytetin spanjoll, por që mbeti vetëm një mundësi e parealizuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.