KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Elijona e ashpër me Ludon: Ia ka zënë vendin e finales Benitës

Elijona e ashpër me Ludon: Ia ka zënë vendin e finales Benitës

Diskutimet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë të ndalur, sidomos pas largimit të Benitës, një nga konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni.

Së fundmi, një bisedë e tensionuar është zhvilluar mes Elijona Binakaj dhe Ludo Lee, ku në qendër të debatit ishte pikërisht eliminimi i Benita Zena.

Elijona nuk i kurseu akuzat ndaj Ludos, duke i thënë se ai i kishte “zënë vendin” Benitës në finale dhe se, sipas saj, ndikimi i tij kishte ndikuar që publiku ta nxirrte jashtë.

“T’ka ik vegla, e ke qitë jasht qikën, ja ke nxan vendin e finales, e ke penalizu qiken. Fal teje, publiku e ka qitë jasht”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

– YouTube youtu.be

Nga ana tjetër, Ludo reagoi shkurt, por prerë, duke theksuar se secili është përgjegjës për fatin e vet në lojë. “Gjithkush këtu e penalizon vetën”, tha ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij, eliminimi është rezultat i veprimeve individuale dhe jo i ndikimit të të tjerëve.

Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionin në prag të finales, duke dëshmuar se garuesit janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj çdo lëvizjeje që mund të ndikojë në rrugëtimin e tyre drejt çmimit të madh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.